DYLON

Haziri marrë pjesë në ndrrimin e komandës të KFOR-it Amerikan në Bonstill

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kampin e forcave amerikane në Bonstill, sot u bë ndërrimi i komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje. Në krye të kësaj komande do te jete koloneli amerikan Vernon Simpson. Në ceremoninë e organizuar sot në kampin amerikan Bonstill të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale si dhe kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri, i cili ka theme se bashkëpunimi i Komunës do te jetë i përhershëm në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë.
“Komuna e Gjilanit përherë do të jetë kontribuese në sigurin e përgjithshme të këtij regjioni. Gjendja e sigurisë është e qetë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë angazhimet tona të përbashkëta drejtë promovimit të mëtejm të sigurisë. Komandantit të ri i ofrojmë bashkë punimin maksimal, duke dëshiruar që të jetë faktor në rritjen e mëtejme të sigurisë dhe garantimit të saj për qytetarë”, tha ndër të tjerash pas ceremonisë kryetari Haziri.

Komandanti i ri i GLSHL-Koloneli Vernon Simpson deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është stabile.
“Ne të gjithë shpresojmë që ti përdorim shkathtësitë dhe përvojat tona nga karrierat tona ushtarake dhe civile për t’i këmbyer idetë dhe për të krijuar raporte të mira për të gjithë. Mbi të gjitha ne kemi kënaqësinë të jemi pjesë e këtij misioni të rëndësishëm duke kryer pjesën tonë të punës në asistencën tonë drejt krijimit të një Kosove stabile, demokratike, shumë etnike dhe paqësore”, tha koloneli Simpson.

EkoHigjiena

Është ky rotacioni i 21 që ka ndodhur në kampin Bonstill që nga viti 1999. Komandën e mori tani e tutje William K Gayler. /2L ONLINE/