/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kolonel Elmina Mahmuti – drejtor rajonal i policisë dhe major Remzi Azemi – komandant i Stacionit Policor në Gjilan.
Në këtë takim u tha se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë së Kosovës është në nivel shumë të mirë, ndërkaq është vlerësuar se trendet janë pozitive në aspektin e sigurisë, si në rastin e parandalimit të veprave të rënda penale, ashtu edhe në zbulueshmërinë e tyre, duke u ndier krenarë me faktin se në dy vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Gjilan.
Në takimin në mes të kryetarit Haziri dhe kolonel Elmina Mahmuti e major Remzi Azemi, gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq janë dakorduar që Komuna dhe Policia e Kosovës të ketë projekte të përbashkëta në aspektin e sigurisë.
Gjithashtu, është kërkuar nga qeveria e Kosovës që të përfundohet sa më parë objekti i Policisë së Kosovës i nisur në vitin 2008, çka do të ndikonte në efikasitet edhe më të madh të policisë në sigurinë e qytetarëve./2L ONLINE/