DYLON

Haziri: Ma uroi Mustafa!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Fituesi i garës së balotazhit për kryetar komune, Lutfi Haziri (LDK), konfirmoi pranimin e urimit për fitore, nga rivali i tij Qemajl Mustafa (PDK).

Gjithashtu, u tha se Haziri ka falënderuar të gjithë rivalët për një garë korrekte në suaza të demokracisë.

EkoHigjiena

Haziri, që do ti prijë Gjilanit, tha se në veçanti falënderon edhe njëherë të gjithë qytetarët gjilanas, për besimin e dhënë për të qeverisur në mandatin 4 vjeçar komunën e Gjilanit.

“Ashtu siç kam premtuar, në qeverisjen time, qytetarët do të jenë vendimmarrja, ndërsa në do të jemi shërbyesit tuaj” ka thënë Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.