(2LONLINE) – Fituesi i garës së balotazhit për kryetar komune, Lutfi Haziri (LDK), konfirmoi pranimin e urimit për fitore, nga rivali i tij Qemajl Mustafa (PDK).
Gjithashtu, u tha se Haziri ka falënderuar të gjithë rivalët për një garë korrekte në suaza të demokracisë.
Haziri, që do ti prijë Gjilanit, tha se në veçanti falënderon edhe njëherë të gjithë qytetarët gjilanas, për besimin e dhënë për të qeverisur në mandatin 4 vjeçar komunën e Gjilanit.
“Ashtu siç kam premtuar, në qeverisjen time, qytetarët do të jenë vendimmarrja, ndërsa në do të jemi shërbyesit tuaj” ka thënë Haziri. /2lonline/