DYLON

Haziri: Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në kuadër të muajit të falënderimeve, Lutfi Haziri, kandidati I LDK-së për kryetar komune,  në garën e balotazhit, ka vizituar sot fshatin Llashticë.

Haziri ka vizituar shumë familje në këtë fshat, duke i falënderuar për besimin e madh që ia dhanë LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku ai doli më i votuari. Ai tha se Llashtica do ta ketë rolin e veçantë në qeverisjen komunale, nën udhëheqjen e tij.

EkoHigjiena

“Kam ardhur t’i falënderoj të gjithë banorët e Llashticës për besimin e madh që i dhanë LDK-së. Llashtica nuk e ka lëshuar asnjëherë LDK-në. Rugovizmi na ka bashkuar të gjithëve. Ky fshat do ta ketë vendin dhe rolin e vecant në qeverisjen e LDK-së. Llashtica ka vuajtur dy herë më shumë në luftën e fundit. Ua kemi borxh këtij fshati zhvillimin. Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së”, është shprehur Haziri.

Banorët e Llashticës e falënderuan kryetarin Haziri për vizitën, duke thënë se mbështetja dhe disponimi për LDK-në do të jetë edhe më i madh më 1 dhjetor, thonë zyrtarë për informim të LDK-së. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.