DYLON

Haziri: Liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por obligim për të ardhmen

Haziri: Liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por obligim për të ardhmen
Avatar photo Redaksia

“Sot, më 15 Qershor – Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë, ditën kur liria triumfoi mbi shtypjen dhe kur qyteti ynë hapi një kapitull të ri të shpresës dhe zhvillimit”, thotë Sokol Haziri, kryetari i aleancës, Dega në Gjilan.

Ai tha se me respektin më të thellë përulemi para dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që e gëzojmë sot. Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për NATO, ndërhyrja e së cilës ishte vendimtare për çlirimin e Kosovës dhe kthimin e paqes në vendin tonë.

“Liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por obligim për të ardhmen. Duke nderuar ata që sakrifikuan për atdheun, ne zotohen të punojmë çdo ditë për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë qytetarët. Urime 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim për UÇK-në. Mirënjohje e pafund për NATO-n”, thotë Sokol Haziri, kreu i Aleancës, dega në Gjilan. /2LONLINE/

EkoHigjiena