DYLON

Haziri (LDK): Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale 

Haziri (LDK): Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale 
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani nga një qendër zhvillimore është bërë një fshat spanjoll. Imazhi i Komunës ka ra për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq-qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor.

“Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej. E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë.  Fatkeqësisht kjo komunë e ka shtrirjen e veprimit Gjilan, Podujevë dhe Shtime, duke mos bërë asnjë partneritet me organizatat e fuqishme financiare në Europë dhe SHBA. E kuptueshme ndoshta sepse kur s’ka politika zhvillimore, e bëjnë politikën e mizevirit”, ka thënë Lutfi Haziri i LDK-së

EkoHigjiena

Sipas tij, pas paraqitjes së 50 dështimeve dhe dhjetë skandaleve të ekzekutivit në fundvitin e kaluar, për çdo javë do të vazhdojnë t’i paraqesin dhe t’i elaborojnë një nga një.

“Edhe ky vit fatkeqësisht do të jetë vit i humbur për Gjilanin”, tha kryetari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.