DYLON

Haziri: LDK me qeverisjen e mirë, ia ktheu dinjitetin gjilanasve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e rregullt me strukturat e partisë, duke filluar nga Kryesia, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë, të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri.

Në këtë takim, përvec tjerash, është folur për politikat komunale dhe të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri për udhëheqjen e suksesshme dhe në mënyrë të ndershme të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Duke folur për 100 ditëshin e qeverisjes, kryetari Lutfi Haziri ka pohuar se gjatë kësaj kohe të qeverisjes, të gjitha sektoret e Komunës janë vënë në binarë të drejt dhe se i është kthyer dinjiteti gjilanasve.

Ndryshe, tash e tutje Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan po bëhet gati për zgjedhjet nacionale, të cilat do t’i fitojë sërish në mënyrë plebishitare dhe do të qeverisë me vendin në mënyrë të ndershme. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.