DYLON

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie
Avatar photo Redaksia

Kreu i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.

“LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë”, ka thënë haziri, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së në nivel qendror.

EkoHigjiena

Ai shtoi se pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.

“LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore.  Koha për durim”, ka thënë Lutfi Haziri.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.