DYLON

Haziri: LDK do ta udhëheqë qeverinë

Avatar photo Redaksia

​Lufti Haziri ka një interpretim ndryshe për qeverisjen LDK-AAK-Nisma. Anëtari i kryesisë së LDK-së, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna, se ndonëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër, qeverisjen e ardhshme “de facto” atë do ta udhëheqë LDK, pasi që është shumica.

Haziri ka folur edhe për raportet me SHIK-un dhe Hashim Thaçin, të cilit ka thënë se LDK nuk ia ka marrë inati, por po ndërton me të dhe PDK-në raporte të blloqeve politike. Haziri ka shtuar se qeverisja LDK-AAK-Nisma pa VV-në nuk do ta kishte fuqinë që i duhet.

EkoHigjiena

Sipas tij, Gjykata duhet të dalë më një vendim i cili i jep përgjigje të gjitha kërkesave që grupi parlamentar i PDK-së, i ka parashtruar. “Pyetjet duhet të kenë përgjigje të sakta të qarta dhe krejt natyra e dërgimit të lëndës është me qenë sa më e qartë, sepse në terminologji kemi dykuptimësinë, interpretime të dyfishta, komentime duke përfshirë edhe komentarin si pjesë e saj. Një vendim i Gjykatës është i domosdoshëm në ketë rast”, tha Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.