DYLON

Haziri: Ky është një përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve tanë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me aktivitete të shumëta, Komuna e Gjilanit po e shënon sot 8-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Fillimisht, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet, ndërkaq ka vlerësuar se ky 8-vjetor është përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të Gjilanit e Kosovës.

“Uroj që festa e 8-vjetorit të shpalljes së Republikës të jetë festë për të gjithë qytetarët. Secili në mënyrën e tij le të festojë. Mbi të gjitha, festën e meritojnë njerëzit, të cilët, kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë shumë për Kosovën. Ky 8-vjetor është përvjetor i vogël, karshi sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve të Gjilanit dhe Kosovës. Besoj shumë që Republika jonë shumë shpejt do t’i arrij objektivat e saj madhore që të jetë e integruar plotësisht në BE dhe NATO”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Haziri ka uruar që protesta e paralajmëruar për sot të mos e lëndoj Republikën.

“Meqë janë paralajmëruar edhe protesta paqësore sot, uroj që Republika të mos lëndohet. Përkundrazi, t’i shtohet madhështia festës dhe të çojmë mesazh tek të gjithë qytetarët e Republikës që politikanët janë të përgjegjshëm”, ka porositur i pari i gjilanasve.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit ka vazhduar me aktivitete të tjera festive, siç është koncerti për fëmijë, për të kulmuar në mbrëmje me performancën e grupeve gjilanase në koncertin e muzikës rock para teatrit të qytetit, i cili, pritet të zgjas deri në orët e vona./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.