DYLON

Haziri kujton martirët e Lladovës, në 22 vjetorin e vrasjes mizore

Haziri kujton martirët e Lladovës, në 22 vjetorin e vrasjes mizore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 22 vjetorin e masakrës së Lladovës, ka kujtuar sakrificën që banorët e këtij fshati e kanë kaluar.

Haziri ka thënë se martirët e Lladovës janë themeli i lirisë dhe gjunjëzohemi para veprës së tyre

EkoHigjiena

“Assesi nuk mundemi dhe nuk guxojmë ta harrojmë sakrificën që banorët e Lladovës dhe Karadakut kanë dhënë në luftën për liri. Aty është derdhur gjak që sot të jemi të lirë. Ai gjak është i njomë edhe sot dhe gjithmonë sa të jetë kjo jetë, sepse ata ranë në luftën për liri dhe të tillë do të mbeten vazhdimisht. Ata janë themeli i lirisë dhe gjunjëzohemi para veprës së tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

“Ky fshat, por edhe Gjilani dhe e gjithë Anamorava, gjithmonë do ta mbajnë në mend këtë ditë të tmerrit që ndodhi këtu. Rrugët e këtij fshati dhe të kësaj ane, janë rrugët e lirisë për çka u sakrifikuan martirët e Lladovës”, ka shtuar Haziri.

Përndryshe, nga regjimi serb, në Lladovë u vranë mizorisht, Beqir Mahmuti (1953), Zijadin Mahmutit (1960), Daut Mahmuti (1963), Hevzi Ajeti (1970), Ganimete Ajeti (1977) dhe Ahmetali Ajeti (1960), ky i fundit i vrarë dhe i zhdukur.

Po ashtu, në Gjilan është vrarë edhe Xhemail Ymeri nga Lladova, kurse i plagosur rëndë kishte mbetur Mefail Ajeti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.