DYLON

Haziri: Kujdesi i Komunës nuk do të mungojë asnjëherë për banorët e Malësisë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka parë nga afër punimet në shtrimin e fazës së parë të disa rrugëve e rrugicave me zhavor në fshatrat e Malsisë: Gadish, lagja e “Dubovëve”, Sllakovc e Kishnapole. Zyra për informim e Komunës bënë të ditur se banorët e kësaj ane e kanë falënderuar kryetarin Haziri për kujdesin, duke thënë se tashmë do ta kenë shumë më lehtë jetën.

“Ju falëndroj shumë z. kryetar që na keni shtruar rrugët. Deri tash kemi qenë në gjendje shumë të rëndë, e kemi pasur shumë të rëndë jetësen, ndërsa tash e tutje do ta kemi më të lehtë në të gjitha aspektet”, ka thënë Rasim Ajvazi, i cili foli në emër të banorëve të Gadishit.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryetari Haziri ka thënë se kjo është më e pakta që mund të bëjë për banorët e kësaj ane, të cilët kanë vuajtur shumë nga lënia pasdore.

Ai tha se e ka për obligim t’i kryej detyrat e tij, në rregullimin e infrastrukturës me të gjitha elementet e saj, duke shtuar se kujdesi i Komunës nën udhëheqjen e tij nuk do të mungojë asnjëherë për banorët e Malësisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.