DYLON

Haziri kritikon qeverinë qendrore se po e lë anash Gjilanin në investime

Haziri kritikon qeverinë qendrore se po e lë anash Gjilanin në investime
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me strukturat e degës, me fokus riorganizimin dhe mobilizimin e partisë në këtë komunë.

Haziri tha se takimi ka përfshirë strukturat e nëndegëve, forumet dhe komisionet sektoriale, duke theksuar se ky proces po zhvillohet në frymën e deklaratës së Kuvendit të 31 janarit.

EkoHigjiena

“Zhvilluam takim me strukturat e Degës së LDK-së në Gjilan, me qëllim të riorganizimit, ristrukturimit dhe mobilizimit, përfshirë nëndegët, forumet e komisionet sektoriale, në frymën e deklaratës së Kuvendit së 31 janarit”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, LDK-ja është më e bashkuar se asnjëherë më parë dhe se po punohet për zgjerimin e mbështetjes politike.

“LDK është më unike se kurrë dhe po punojmë në vazhdimësi për bashkimin e qendrës së djathtë dhe bashkimin me qytetarët për të mbrojtur vlerat e demokracisë”, është shprehur ai.

Sipas Hazirit, parimi i meritës, uniteti i brendshëm, hapja ndaj të rinjve dhe përfaqësimi qytetar janë elemente kyçe për forcimin e partisë.

Në deklaratën e tij, ai ka kritikuar edhe qeverinë qendrore për mungesë investimesh në Gjilan.

“Është shqetësuese se Gjilani, si qendra më e madhe në Anamoravë, vazhdon të përjashtohet nga kujdesi i qeverisë qendrore në investime”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se, vetëm me rikthimin e LDK-së në udhëheqjen e qeverisë qendrore do të ndodhë edhe rikthimi i kujdesit për Gjilanin në investime komunitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.