“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë”, thotë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, ka thënë se IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. “Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjësive dhe mbikëqyrje rigoroze”, thotë Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, i pari i Komunës së Gjilanit thotë se në Gjilan janë infektuar 210 persona me COVID19, 4 prej tyre kanë vdekur, 143 janë shëruar, derisa 63 raste konsiderohen aktive.
“Çdo ditë jemi në ekzaminim të rasteve dhe hulumtimin e burimeve të rasteve me #COVID19 në Gjilan dhe çdo komunë të Anamoraves. Në takimin e fundit me kolegët e Komunave të regjionit #06 në #ditën90, koordinuam veprimet për parandalim së bashku me Emergjencat civile, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe policinë e shtetit”, thotë Haziri.
Por, sipas tij, ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjesive dhe mbikëqyrje rigoroze.
Sipas tij, duhet rritja e nivelit emergjencave në shkallën më të lartë të reagimit, që e rritë shkallën e mobilizimit të policisë, emergjencave civile dhe Komunave, përderisa institucionet shëndetësore lehtësohen vetëm në punën e mjekut apo teknikut mjekësor. Të ketë njoftime te rregullta përmes një zyre dhe ekipi profesional në emër të Qeverisë per testet, kontaktet, burimet, statistikat dhe detyrat.
“Mos i përsëritni gabimet e qeverisë Kurti, si koncetrimi i menaxhimit në një minister, dy qendra të menaxhimit të pandemisë (një në MPB e një MSH), politikat selektive në karantinim dhe centralizim te komunikimit me publikun vetëm në një zyrë, konfliktet institucionale Qeveri/Presidencë, ndërsa tash tendenca me Kuvendin apo opoziten në Kuvend”, thotë tutje Haziri.
Ai shtoi se nuk jemi në fillim, por në ditën e 117 të përballjes me COVID19 andaj duhet vepruar bashkë e jo në mënyrë stihike e me panik.
“Stafi i administratës, mjekët, çerdhet, policia bile edhe ushtarët e deputetët, janë burime infeksioni, por jo edhe lokalet, xhamitë apo kishat. Përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. Solidaritet, lojalitet e besim në luftën e përbashkët me të panjohurën”, ka thënë, Lutfi haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/