DYLON

Haziri koordinohet me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” për realizimin e programeve të përbashkëta

Haziri koordinohet me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” për realizimin e programeve të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim këshillin e fshatit Malishevë, në krye me kryetarin, Latif Maliqi.

Pas takimit, kryetari Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve, ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë koordinimi me këshillin e fshatit dhe shoqatën që vepron në Zvicër, për realizimin e programeve të përbashkëta.

“Bashkë me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, po angazhohemi në koordimimin e programeve të përbashkëta. Edhe vullnetarët e këtij fshati kanë bërë një punë të jashtëzakonshme përmes këshillit, duke pastruar, mirëmbajtur dhe gjelbëruar hapësirat e përbashkëta. Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë programet komunitare në atë që ne i quajmë fshat model, duke pëfshirë Malishevën dhe Malishevën e Epërme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i këshillit të fshatit Malishevë, Latif Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për ofrimin e mbështetjes së madhe për realizim të disa projekteve komunitare, përderisa janë dakorduar që njëra nga mbledhjet e bordit të drejtorëve të bëhet në ambient të hapur në këtë fshat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.