DYLON

Haziri: “KonSoni” e “Agro Hermes” biznese në karvanin e gjatë të prodhuesve dhe punësimit

Haziri: “KonSoni” e “Agro Hermes” biznese në karvanin e gjatë të prodhuesve dhe punësimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot biznesin prodhues të produkteve të pulave dhe veve “KonSoni” dhe ndërmarrjen e prodhimit dhe përpunimit të plastikës dhe aluminit “Agro Hermes”, të cilët i ka përgëzuar për punën që kanë bërë në fusha të ndryshme derisa ka konfirmuar investimet e Komunës në infrastrukturë publike për lehtësimin e veprimtarive të tyre.

“Sektori privat në Gjilan është shembull i mirë i suksesit në Gjilan dhe gjithashtu edhe gjeneruesi më i madh i vendeve të punës. Fokusi i Komunës së Gjilanit është mbështetja e sektorit privat me infrastrukturë publike dhe njëkohësisht edhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të ngritjes së zhvillimit ekonomik lokal”, ka potencuar kryetari Haziri.

Ai ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë që ka ky sektor në realizimin e politikave financiare në nivelin lokal, sepse siç ka thënë Haziri, njofton komunikata për media e Komunës së Gjilanit, bizneset janë ato të cilat me pagesat e tatimeve ndihmojnë direkt në të hyrat vetanake të Komunës në nivel lokal dhe të qeverisë në nivelin nacional.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.