DYLON

Haziri konfirmon mbështetjen për konviktin e nxënësve dhe studentëve në Gjilan

Haziri konfirmon mbështetjen për konviktin e nxënësve dhe studentëve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e konviktit të nxënëve dhe studentëve në Gjilan, Nijazi Hyseni, ku u informua me ecurinë e punëve që zhvillohen aty.

Hyseni ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe financiare për këtë institucion, i cili funksionon vetëm me mjete vetanake të Komunës së Gjilanit.

“Faleminderit kryetar për mbështetjen e madhe. Numri i nxënësve dhe studentëve është 132, dhe ata gravitojnë kryesisht nga regjioni i Anamoravës. Vlen të theksohet se vetëm 16 nxënës dhe 3 studentë janë të komunës sonë, ndërkaq të tjerët janë nga komunat tjera të Anamoravës dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për funksionimin e konviktit të nxënëve dhe studentëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.