Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot në një takim pune delegacionin e shoqatës së investitorëve “Promocione”, nga Geneva, të cilëve u ka ofruar bashkëpunim maksimal për investime në Komunën e Gjilanit në sektorë të ndryshëm ku ata shprehin interesim.
“Republika e Kosovës ka infrastrukturë të qartë ligjore për investitorët e huaj. Gjithashtu Komuna e Gjilanit ka shumë nevojë për investitorë dhe ne do të jemi asistues të vazhdueshëm që çdo gjë të ecë mirë, sepse me investimet në Gjilan, përfitues do të jenë qytetarët e Gjilanit me vende pune dhe kushte më të mira. Ky delegacion është shumë i interesuar për impiantin e ujërave të zeza, deponinë sanitare, ndërtimi si sektorë i madh dhe të tjera që janë vetëm disa nga fushat ku kanë shprehur interesimet e tyre për investim”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri i ka garantuar që problemet e korrupsionit apo ndonjë pengesë tjetër eventuale, apsolutisht nuk do të vijnë në shpreheje në hapësirën e Gjilanit, ku edhe e kemi përgjegjësinë tonë në nivelin lokal.
Ndërsa Blerim Ismajli, në emër të shoqatës “Promocione”, ka falënderuar kryetarin Haziri për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar për investimin nga Geneva që është përcaktuar të filloj në Komunën e Gjilanit.
Kurse Lezzi Sigfrido, arkitekt në përbërjen e delegacionit, ka thënë se gjithçka është për t’u përshëndetur sa i përket përkrahjes dhe garantimit që bëhet nga i pari i Gjilanit për neve si investitor të huaj këtu.
“Jemi të vendosur që të fillojmë procedurat e investimit në disa fusha dhe atë do ta bëjmë së pari për të mirën e Komunës së Gjilanit dhe të qytetarëve të saj”, ka thënë mes tjerash ai.