DYLON

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë
Avatar photo Redaksia

“Është fatkeqësi e madhe që projektet e mëdha zhvillimore në infrastrukturë, ndërtim e zgjidhje të problemeve sistemore që janë realizuar, tashmë po trajtohen si të huaja nga qeverisja e VV-së. Komuna po trajtohet si shtëpi e braktisur dhe programet po revidohen e vonohen pa arsye. Unë e di që nuk mund të ndalen sepse i kam iniciuar unë me mund e partneritet me miqtë e Gjilanit nga Londra, Brukseli, Berlini e Uashington DC”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së së Gjilanit.

Haziri ka thënë se pas prishjes së koalicionit si pasojë e një bashkëqeverisje në mos besim dhe pamundësi me shkaktu agjenda zhvillimore, Kuvendi i takon LDK-së si parti e parë në zgjedhje që ta udhëheq.

EkoHigjiena

“Në parim, ne do të dakordohemi me partnerët si AAK, Vatra, shoqëria civile e të tjerët, për marrjen e kësaj të drejtë legjitime sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi. Këto dy vite dëshmuan se nuk dinë vet dhe nuk respektojnë as partnerët, që së paku kanë dije institucionale”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.