/2L ONLINE/ – Kryetari I komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në përvjetorin e 15-të të vrasjes së ish kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rraci, ka thënë se ai u vra tinëzisht dhe se ka ardhë koha e fundit që drejtësia të thotë fjalën e vet.
Ja postimi i tij:
“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze. Kolegu dhe miku im Ismeti do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut. Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij! LH