/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanti, Ltufi Haziri, ka marrë pjesë ne ceremoniminë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të klubit të futbollit “Bashkimi”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, veteran të klubit, e sportdashës të shumtë.
Haziri me këta rast ka uruar klubin për këtë përvjetor, duke e vlerësuar si një klub i cili në vete kishte bartur pos aktivitetit sportiv edhe atë kombëtar.
“KF “Bashkimi”, është ekip, i cili gjatë historisë njihet si pjesë e idealit sportiv e kombëtar. Ishte adresë e krenarisë së shqiptarëve dhe interesim i jashtzakonshëm për të ndjekur lojën e këtij klubi. Të gjitha arritjet në sportin e Gjilanit, simbolin dhe fillet i ka tek ky klub dhe tek organizimet e tij sportive”, ka thënë Haziri.
Në këtë takim është bërë edhe shpërndarja e mirënjohjeve dhe falënderimeve për sportistët, veteranë dhe lojtarë të shumtë që kanë kaluar nëpër këtë ekip të madh të futbollit./2L ONLINE/