DYLON

Haziri: Këtë 28 Nëntor, Gjilani ia dedikon kryengritësit të madh të shqiptarëve, Idriz Seferi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Këtë 28 Nëntor të madh, Komuna e Gjilanit ia dedikon kryengritësit të madh të shqiptarë, kolosit Idriz Seferi. Nga ky nëntor, deri në nëntorin e ardhshëm, ne do t’ia kushtojmë këtij kolosi dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Do të kërkojmë fakte, do të kërkojmë dëshmi, do ta zbardhim edhe më shumë historinë e tij dhe të luftëtarëve të tij, do ta bëjmë rivarrimin e tij në varrezat e dëshmorëve dhe do ta ndërtojmë shtatoren e tij në qendër të Gjilanit”.

Këtë vlerësim kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka dhënë gjatë inaugurimit të Muzeut të Qytetit.

EkoHigjiena

Ai tha se do t’i bëjnë nderimet më të mëdha sepse u bënë mbi 100 vjet Pavarësi dhe e edhe më tutje ky kolos i madh nuk është në vendin e merituar të historisë dhe të lavdisë.

“Ai, me krismën e tij dhe me kryengritjen e ka bërë, jo vetëm çlirimin e Gjilanit, por edhe të kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës në atë kohë, që ka qenë Shkupi”, tha Haziri.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.