DYLON

Haziri kërkon zgjidhje politike të problemit të Luginës së Preshevës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar zgjidhje politike për problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, gjatë një konference të  përbashkët me deputetin e Kuvendit të Serbisë, Riza Halimi.

Haziri paraprakisht ka zhvilluar një takim me një delegacion të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, si vazhdimësi e projektit për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë-Trgovishte, që ka nisur para dhjetë vitesh dhe ka marrë mbështetje edhe nga Këshilli i Evropës.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka thënë se ky mikroregjion evropian duhet të shtrihet në dimensione të reja të bashkëpunimit, duke u hapur për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe duke hequr çdo lloj takse, pengese a barriere që pengon këtë bashkëpunim.

Haziri u ka bërë ftesë qeverive të Prishtinës dhe Tiranës, një ditë para takimit të madh të Prizrenit, që të merren seriozisht me të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, të cilat ende janë të pazgjidhura. “Një Kosovë e vogël, është problem i pazgjidhur”, ka thënë Haziri.

Kurse deputeti Riza Halimi, përfaqësues i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë, e ka falënderuar Hazirin për këtë nismë dhe gjithë bashkëpunimin e deritashëm, sikurse edhe për rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, që ai e ka cilësuar shumë të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve atje.
 
“Ne kemi nevojë të madhe për ndihmë dhe përkrahje, duke filluar nga Gjilani, së qendër e mikroregjionit, pastaj nga qeveria e Kosovës si dhe ajo e Tiranës, për të stabilizuar situatën në Luginën e Preshevës”, ka thënë Halimi.

Halimi ka kërkuar prej qeverive në Prishtinë dhe Titanë që të ndajnë një fond për zhvillimin e Luginës së Preshevës, për të shmangur rrezikun nga spastrimet etnike që i kërcënohen këtij regjioni të banuar me popullsi shqiptare.

Ndërkaq nga faktori ndërkombëtar, deputeti Halimi ka kërkuar që të bëjë presion mbi Serbinë për të filluar bashkëpunimin ndërkufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë-Trgovishte, që është projekt i Këshillit të Evropës, sepse deri më tani, qeveria e Beogradit nuk ka lëvizur në këtë drejtim as me Kosovën dhe as me Maqedoninë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.