• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri kërkon respektim të rekomandimeve të shtetit për masat mbrojtëse kundër Covid-19

Redaksia 2LONLINE 4 Korrik, 2020 2 min
 Haziri kërkon respektim të rekomandimeve të shtetit për masat mbrojtëse kundër Covid-19

Komitetit për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, në kuadër të parandalimit të pandemisë globale Covid – 19 dhe në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kërkon respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimeve të qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të kemi sa më pak raste pozitive dhe normalizim të gjendjes.

Kryetari i Komunës së​ Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në ditën e 117 të përballjes me pandeminë globale, ka gjithsej 186 raste pozitive, prej të cilave 129 janë shëruar plotësisht, 53 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore dhe fatëkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetë deri më tani.

Në bazë të njoftimit që ai ka dhënë, bëhet e ditur se edhe 46 mostra janë në pritje të testimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe rezultatet e tyre do të publikohen këto dy ditë.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që edhe më tutje nivelin e kujdesit ta kenë maksimal sepse siç ka thënë ai, asgjë nuk ka përfunduar dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për masat mbrojtëse është e vetmja zgjidhje dhe e domosdoshme karshi armikut të pamëshirmshëm Covid-19.

Etiketa:COVID 19 Gjilan Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik masat mbrojtëse
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023
Art/Kult

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

3 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet

3 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huaja!

3 Qershor, 2023

Policia në kërkim të një të dyshuari, kërkon ndihmën e qytetarëve

3 Qershor, 2023

Konfiskohen 220 gramë kokainë dhe arrestohet një i dyshuar

2 Qershor, 2023

Maturantët e ShMT “Mehmet Isai”, vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

2 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com