DYLON

Haziri kërkon që të respektohen rregullat kundër Covid-19, pas masave lehtësuese

Haziri kërkon që të respektohen rregullat kundër Covid-19, pas masave lehtësuese
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së Covid-19, e ka vlerësuar gjendjen e qetë dhe stabile, pasi u bë një javë që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjitha rastet janë në monitorim të institucioneve, ndërkaq ka kërkuar që,  përkundër lehtësimit të masave në sektorin e ekonomisë dhe lirisë së lëvizjes, të mos shkelen rregullat e përcaktuara.

“Kjo nënkupton që nuk mund të dilni në vende publike më shumë se dy herë që janë të përcaktuara nga 90 minuta. Patjetër duhet të përdoren dorëzat e maskat. Në vendet publike nuk ka lejeqëndrim. Edhe më tutje nuk mund të shfrytëzohen parqet dhe vendet e gjelbëtra për rekreacion, sport e aktivitete tjera”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.

EkoHigjiena

Ai, me këtë rast, ka njoftuar se është varrosur dje i ndjeri Agon Musliu ne fshatin Gadish, i cili vdiq tragjikisht të dielën.

Haziri i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu, banorëve të Livoçit të Epërm dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.