DYLON

Haziri kërkon që kosovarët të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Deputeti Lutfi Haziri, morri pjesë në konferencën me temën “Roli i Parlamenteve Nacionale në Integrime Evropiane” që u mbajt në Budva të Malit të Zi, në datat 21 dhe 22 nëntor, 2013.

Deputeti Haziri foli për të arriturat, progresin dhe sfidat që Kosova ballafaqohet.

EkoHigjiena

Në fjalimin e tij, para të pranishmëve, deputeti Haziri edhe njëherë kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, që të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Gjithashtu, Haziri në fjalimin e tij kërkoi që roli i Parlamenteve Nacionale të jetë monitorues gjatë zgjedhjeve për balotazh, që do të mbahen më 1 dhjetor, duke e ditur që këto zgjedhje janë test i rëndësishëm, sfidë e madhe dhe kusht i Kosovës në procesin e përfaqësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Haziri, pati takime me të gjithë kryetarët e  Integrimeve Evropiane që janë pjesë e Parlamenteve Nacionale. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.