(2LONLINE) – Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Deputeti Lutfi Haziri, morri pjesë në konferencën me temën “Roli i Parlamenteve Nacionale në Integrime Evropiane” që u mbajt në Budva të Malit të Zi, në datat 21 dhe 22 nëntor, 2013.
Deputeti Haziri foli për të arriturat, progresin dhe sfidat që Kosova ballafaqohet.
Në fjalimin e tij, para të pranishmëve, deputeti Haziri edhe njëherë kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët, që të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.
Gjithashtu, Haziri në fjalimin e tij kërkoi që roli i Parlamenteve Nacionale të jetë monitorues gjatë zgjedhjeve për balotazh, që do të mbahen më 1 dhjetor, duke e ditur që këto zgjedhje janë test i rëndësishëm, sfidë e madhe dhe kusht i Kosovës në procesin e përfaqësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Haziri, pati takime me të gjithë kryetarët e Integrimeve Evropiane që janë pjesë e Parlamenteve Nacionale. /2lonline/