DYLON

Haziri kërkon nga Prishtina e Tirana, ta mbështesin manifestimin mbarëkombëtar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mbrëmë është bërë mbyllja e manifestimit shumkulturor “Flaka e Janarit 2016”, me “Fest Flakën”, që deri më tani tradicionalisht organizohet në nderim dhe përkulje për heronjtë dhe dëshmorët, që kanë rënë për liri.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar, i cili është vlerë e madhe kulturore për dy shtetet shqiptare.

EkoHigjiena

“Qytetaria e Gjilanit këto ditë i dha epitetin qytetit tone, Kryeqytet kulturor i shqiptarëve. Me “Festë Flakën”, sonte e përmbyllëm në mënyrën më të mirë manifestimin shumëkulturor, mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016”. Ky është muaji i përkuljes së të gjallëve ndaj veprës dhe sakrificës së atyre, të cilët, dëshmuan se si duhet atdheu”, than ë fjalën e tij kryetari Haziri.

Ai ka thënë se ishin heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët na mësuan që të mos e pranojmë robërinë. Shpreh krenarinë dhe falënderimin tim për të gjithë ata që punuan dhe bënë që ky manifestim të marrë përmasa kaq madhështore. Ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.