DYLON

Haziri kërkon nga Jahjaga të tregohet e dinjitetshme dhe unifikuese

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka kërkuar nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga të tregohet e dinjitetshme dhe unifikuese. Haziri i ka rikujtuar presidentes Jahjaga, edhe presidentët e mëparshëm dhe angazhimet e tyre për t’u ballafaquar edhe me sfida më të mëdha, derisa kësaj i mbetet të zgjidh një situatë të vogël politike!

Haziri, i cili është edhe kryetar i komunës së Gjilanit, i ka kërkuar presidentes së vendit ta viziton Gjilanin, për të parë, siç shprehet Haziri, “se si po e mbajmë shtetin në ‘këmbët e qelqit’, ku ngërçi nënkupton mungesë buxheti dhe marrje të taksave komunale nga Qeveria brenda natës!”

EkoHigjiena

Ja postrimi I potë I Hazirit në profiling e tij zyrtar në facebook:

Për presidenten e Republikës,
Ne qytetarët dhe të zgjedhurit e Republikës jemi të vetëdijshëm se jeni në Zyrën kryesore për të përfaqësuar unitetin dhe jeni pasuese e Dr. Ibrahim Rugovës – presidentit historik, Dr. Fatmir Sejdiut – presidentit të pavarësisë, derisa për pak ditë edhe të ekselencës e tij Behgjet Pacollit – Bacit, të cilin LDK e nxori nga zyra. Mbaje në mend se të sipërpermendurit e kanë udhëhequr popullin e Kosovës me sfida e probleme të mëdha madje edhe sfida lufte! E Ju, zonja Presidente, e keni në mandat që ta zgjidhni një situatë të vogël politike! Të lutem, tregohuni e dinjitetshme dhe unifikuese. Dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nenin 117 dhe uroje pesë vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Dërgojeni pyetësorin dhe ndihmojeni vendin për dalje nga kjo situatë. Pas kësaj, edhe pozita e juaj si Presidente do të besohet përnjëmend, e jo ajo që thuhet se jeni ‘Marioneta e këtij vendi’. Zgjidheni vetë: unifikuese apo marionetë! Për fund, ju ftoj ta vizitoni Gjilanin dhe Anamoravën për të parë se si po e mbajmë shtetin në ‘këmbët e qelqit’, ku ngërçi nënkupton mungesë buxheti dhe marrje të taksave komunale nga Qeveria brenda natës! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.