DYLON

Haziri kërkon nga drejtori i KEDS-it që t’i heq njehsorët që kanë shëmtuar disa lagje të qytetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri dhe bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim drejtorin e Ekzekutiv të Rrjetit në KEDS-it, Mehmet Koç, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj kompanie në Gjilan.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e domosdoshëm në mes të Komunës dhe KEDS-it për realizimin e projekteve komunale, sipas kërkesave të të dyja palëve.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast që të shqyrtohet mënyra e vendosjes së njehsorëve të KEDS-it nëpër lagje të qytetit dhe të gjendet një zgjidhje më e pranueshme, sepse sipas tij, kështu siç është, është kundër planit urbanistik të Komunës dhe i ka shëmtuar disa lagje të qytetit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KEDS-it kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa u zotuan për bashkëpunimin e mirë me Komunën.

Sa i përket vendosjes së njehsorëve, përfaqësuesit e KEDS-it u zotuan se do ta ndërpresin këtë praktikë të vendosjes së njehsorëve dhe do të ofrojnë një mënyrë tjetër shërbimit që do të jetë e pranueshme për qytetarët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.