DYLON

Haziri kërkon nga drejtorët implementimin e rekomandimeve të ZAP-it

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, me pikë të veçantë lidhur me rekomandimet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) dhe atij të brendshëm, që janë dhënë për punën gjatë vitit 2014.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka thënë se një pjesë e rekomandimeve janë përmbushur, ndërkaq pjesa tjetër janë në implementim e sipër.

EkoHigjiena

Haziri ka kërkuar nga drejtorët komunalë që sa më parë ta përmbushin edhe pjesën tjetër të rekomandimeve, të dala nga raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe atij të brendshëm të Komunës së Gjilanit.

Ndryshe, Haziri tha se ndihet krenar që raporti i Auditori i Përgjithshëm për vitin 2014 është më i miri në histori të institucionit të Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.