• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri: Kemi rënie të infeksionit me COVID në Gjilan ditëve të fundit, por apeloj për vaksinim dhe kujdes maksimal

Redaksia 2LONLINE 10 Shtator, 2021 2 min
 Haziri: Kemi rënie të infeksionit me COVID në Gjilan ditëve të fundit, por apeloj për vaksinim dhe kujdes maksimal

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se ka rënie të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, por apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen dhe të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave.

“Pas ditëve të rënda të ballafaqimit me COVID-19 në Gjilan, kemi rënie të infeksionit dhe numër më të madh të të shëruarve. Por, kjo nuk na lejon komoditet në asnjë mënyrë. E vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së këtij virusi është imunizimi kolektiv përmes vaksinimit dhe respektimi i masave”, ka thënë Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se zbatimi i masave ka dhënë efikasitet fal lojalitetit qytetar, duke shtuar se në 24-orëshin e fundit nga 72 kontrolle të task-forcës anti-COVID-19,  vetëm në dy raste ka pasur shqiptim të gjobave.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26547 mostra, 9485 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8635 janë shëruar, 177 persona e kanë humbur betejën, 673 raste janë aktive, 52821 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 77 pacientë, ndërkaq 126 mostra janë në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale apel COVID Lutfi Haziri vaksinim
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër

4 Korrik, 2022
Sport

Ja ku mund t’i gjeni dhe sa kushton bileta për ndeshjen SC

4 Korrik, 2022
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com