DYLON

Haziri: Kemi krijuar ambient të mirë për qytetarët duke e gjelbërur Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse edhe që do të bëhet pastrimi i mbeturinave gjithandej territorit të komunës.

“Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën “Gjilani Riciklon”, po mbjellim lule, gjelbërim, pastrim, e largim të mbeturinave dhe shumë aktivitete tjera. Besoj shumë që Gjilani po zgjerohet në kuptimin e gjelbërimit, kemi mbjellë shumë më shumë fidane e lule për krjimin e ambientit më të mirë për qytetarët”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit e ka falënderuar bashkatdhetarin nga Austria, i cili ka dhënë donacion 57 palë veshje punë për punëtorët e “Ecohigjienës” të cilët punojnë në terren dhe 3 karroca për personat me nevoja të veçanta. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.