/2L ONLINE/ – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vlerësuar faktin që Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, ka tërhequr vëmendjen e publikut i cili ishte i shumtë në sallë në natë ne hapjes. Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se krenohet me faktin se kanë arritur që Gjilanin ta bëjnë qytet të kulturës dhe referencë për mbarë shqiptarinë.
Ja postimi i plotë i Hazirit.
“Festivali i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës” u hap mbrëmë në Gjilan me interesim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve nga të gjiitha trojet etnike dhe pikërisht nga njerëzit e teatrit u tha se nuk mbahet mend të ketë pasur numër kaq të madh të artdashësve në ndonjë Teatër shqiptar. Krenohem me faktin se kemi arritur që Gjilanin ta bëjmë qytet të kulturës dhe referencë për mbarë shqiptarinë. LH”