DYLON

Haziri: Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë…

Haziri: Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë…
Avatar photo Redaksia

Është ndarë nga jeta, pas një beteje të gjatë me virusin, Nehat Ramadani, z/ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, e kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është ndier tejet i pikëlluar, me ktë rast ai ka ngushëlluar familjen Ramadani.

“Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë, e për angazhimin e madh në shërbim të atdheut”, ka shkruar në profili ne tij, kryetari Haziri.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Ah bre Nehat. Na mërzite shumë. Nuk e kam besu që miqësia jonë 30-vjeçare po ndërpritet sonte.

Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë, e për angazhimin e madh në shërbim të atdheut.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve e farefisit.

U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!

***
Haziri ngushëllon familjen Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani

Gjilan, 12 janar 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani. Në telegram, thuhet:

“E nderuar familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të mikut tim tash e 30 vjet, Nehat Ramadani.

Kosova dhe Gjilani ka humbur një njeri të madh e një profesionist të jashtëzakonshëm të shumë fushave, duke lënë boshllëk të madh në jetën institucionale e politike.

Nehati, gjatë 30 vjetëve të fundit, kurrë nuk u ndal së punuari për çështjen e kombëtare dhe për të mirën e përgjithshme.

Ndërkohë, në 20 vitet e pasluftës, Nehati shërbeu në poste të ndryshme ekzekutive e legjislative, në nivel qendror e lokal dhe kudo që ishte, punoi me nder e përkushtim, duke qenë shembulli më i mirë i njeriut dhe profesionistit.

Familje e nderuar Ramadani, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe miqve, kolegëve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.