/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëkonshme me gazetarë, ka nënvizuar sfidat e mëdha që po përballen si pasojë e suspendimit të dhjetëra zyrtarëve, pas aktakuzës së fundit të prokurorisë, në të cilën janë të përfshirë 39 persona së bashku me ish-kryetarin e Komunës.
“Komuna e Gjilanit ka kaluar në një muaj jashtëzakonisht të rëndë sepse është ngritur një aktakuzë për krim të organizuar ndaj 39 zyrtarëve dhe ish-kryetarit. Si pasojë e vendimit të prokurorisë, ne është dashur të ndërmarrim veprime serioze e konkrete në mënyrë që suspendimi i zyrtarëve komunalë që janë shërbyer civil, të mos krijoj zbrastira të mëdha. Dua të konfirmoj se dinamika e punës dhe objektivave tona, ka rënie deri në pikën qëështë dashur të mobilizojmë angazhim shtesë të ekipit që ta balancojmë këtë mungesë të numrit të madh të punëtorëve. Po e ripërsëris, derisa nuk kemi vendim të gjykatës, ne itrajtojmëtë gjithë të pafajshëm”, ka thënë Haziri.
Ai paralajmëroi se javëne ardhshme pritet të plotësohen dhe të standardizohen disa nga pozitat, që administrata komunale do t’i zëvendësoj përkohësisht punëtorët, në veçanti tek prokurimi, urbanizimi dhe shërbimet publike.
“Sidoqoftë, ligji është mbi të gjithë. Ne nuk mund ta lakojmë në asnjë mënyrë tjetër, pos ta respektojmë dhe të përballemi me realitetin. Kemi ndërmarrë hapa konkret. Kemi kërkuar nga Ministria përkatëse për të na e dhënë mundësinëdhe javën e ardhshëm do të shpallim konkurs për plotësimin gradual të vendeve të punës në tre resorë të rëndësishëm”, tha ai. /2L ONLINE/