DYLON

Haziri ka pritur një delegacion nga ministria e Arsimit e Shqipërisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në një takim pune një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, me të cilët kanë biseduar për arsimin në përgjithësi, reformat dhe synimet për të ardhmen.

Delegacioni i nivelit të këshilltarëve të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, respektivisht Pëllumb Karameta, Erion Ndroqi të cilët shoqëroheshin nga drejtori i departamentit të inspeksionit të arsimit në Kosovë, Dëfrim Gashi që u interesuan kryesisht për arsimin në përgjithësi në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se njohja, shkëmbimi i përvojave dhe funksionimi në nivelet lokale dhe nacionale në mes dy shteteve tona janë ura lidhëse që e mbajnë fuqishëm njëra – tjetrën.

“Komuna e Gjilanit është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim të plotë në fushën e arsimit, respektivisht në fushën e inspektoratit në të mirën e shkëmbimit të përvojave të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri në disa nivele dhe fusha të ndryshme”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e inspektoratit të arsimit në Republikën e Kosovës në nivelin qendror, por edhe njohja me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me inspektoratin në nivelin lokal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.