DYLON

Haziri ka pritur nipin e mësuesit të parë të kësaj ane Andi Bejlerin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, ka pritur në një takim miqësor z.Andi Bejlerin, nipin e mësuesit Mehmet Turhani, i cili ishte pjesë e grupit të mësimdhënësve të ardhur nga Shqipëria për të përhapur arsimin shqip në Kosovë, e që kontributin profesional të tij ai e dha gjatë vitit 1942 – ’43 në fshatin Desivojcë, ndërsa gjatë viteve ’43 – ’44 ka kontribuar në Gjilan.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar atë për vizitën që sot i ka bërë Gjilanit nipi i njërit ka mësimdhënësit e shteti shqiptar që bënë që sot në Gjilan dhe Kosovë të kemi arsimin shqip, e kjo është nisur pikërisht nga qytete të ndryshme shqiptare, duke mos kursyer asgjë në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë.

EkoHigjiena

Ndërsa nga ana e tij Andi Bejleri, ka thënë se pritja e bërë nga ana e kryetarit Haziri në nderë dhe respekt për kontributin e gjyshit tim që ai dha në vitet e ’40-ta, është një krenari për neve trashëguesit e tij.

“Sot më priti në një takim miqësor i pari i Komunës së Gjilanit, në saje të kontributit të madh që ka dhënë për këtë regjion gjyshi im si mësues, i cili kishte përfunduar normalen e Elbasanit, dhe ai në moshën 19 vjeçare, nisi angazhimin e tij pikërisht në Kosovë respektivisht në Gjilan”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Andi i cili ishte edhe këshilltar i kryeministrit Berisha, pas shëtitjes nëpër qytet, ka shtuar se Gjilani dhe Elbasani kanë ngjashmëri të mëdha.

“Përhimtëria dhe trëndafilat janë simbol i të dy këtyre qyteteve. Qyteti ishte me gjallëri të plotë. Si kërkues që tani jam në Universitetin Teknik në Darmstadt të Gjermanisë, kjo vizitë e sotmja dhe kjo pritje më japin vullnet shumë të madh kur me kaq dashuri ruhet dhe kujtohet kontributi i mësuesve të parë të grupit nga Shqipëria” përfundoi ai. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.