DYLON

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan, ka njoftuar për aktivitetet e saja zgjedhore në disa lokalitete, ku janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë për garën e 7 Qershorit.

Lutfi Haziri njëri nga kandidatët, në postimin e tij, ka theksuar se  LDK mbetet partia e vetme që është shpresë për Republikën tonë.

“Bashkohu me ne edhe më 7 qershor, sikur sonte. Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së.  I falënderoj nga zemra banorët e lagjes Arbëri, Zabel, Xhamia e Vogël, Iliria, Velekincë e Lagjes së Vishnjeve, për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj”, thuhet në postimin e Hazirit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.