DYLON

Haziri: Jemi popull liridashës dhe Qyteti i Gjilanit, qytet i paqes

Haziri: Jemi popull liridashës dhe Qyteti i Gjilanit, qytet i paqes
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, kryesuesen e Kuvendit, nënkryetarin e Komunës, drejtorët e drejtorive i shoqëruar edhe nga udhëheqësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, përfaqësues të FSK-së dhe organeve të drejtësisë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve për nderë të 15 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

Në fjalën e tij para gazetarëve kryetari Haziri ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës për këto ditë të bardha siq i ka quajtur ai, të lirisë së qytetit të Gjilanit.

“Uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, për këto ditë të bardha të lirisë së qytetit tonë. Aktivitetet e festës i kemi nisur nga dje dhe do të vazhdojnë deri me 15 qershor kur edhe shënohet 19 vjetori i çlirimit të Gjilanit. Respekt për familjet e dëshmorëve, heronjëve dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar, qindra e mijëra burra e gra, të cilët kanë rezistuar për këtë ditë të bardhë që Gjilani dhe Kosova i gëzon si ditë të lirisë, duke u rreshtuar në mesin e popujve liridashës dhe në qytetet e paqes çfarë ne jemi tashmë si gjilanas”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ndryshe aktivitetet e sotme vazhdojnë me Seancën Solemne të Kuvendit të Komunës dhe ndarjen e çelësit të Qytetit për personalitetet e shpallura “Qytetarë Nderi” në ora 11:00, pastaj hapja e konsullatës së nderit të Republikës së Shqipërisë, në ora 12:00, shpallja e më të dalluarve në të gjitha fushat në orën 15:00 për të përfunduar ditën e sotme me ekspozitë në foajenë e Teatrit në ora 18:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.