DYLON

Haziri: Jemi gati për ndarjen e bursave për studentët, veçanërisht për femrat në rrezik për shkollim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pëfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilëve ua ka shprehur zotimin për mbështetjen në kërkesat e tyre.

Në takimin me pëfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Kryetari i Parlamentit Studentor, Mehmet Zylfiu, ia ka prezantuar kryetarit Haziri disa kërkesa të studentëve, kryesisht për mbështetjen përmes bursave dhe realizimit të punës praktike në institucionet komunale.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka shfaqur zotimin e tij për ndarjen e bursave për studentët, veçanërisht për femrat të cilat e kanë në rrezik shkollimin për shkaqe financiare.

Haziri tha se e gëzon fakti që klubi i rotarianëve “Gjilani” ka në dispozicion një fond për bursa, ku paratë janë grumbulluar nga një mbrëmje humanitare, ndërkaq theksoi se së shpejti do të bëhet publik fondi i Komunës i paraparë për bursa.

Takimi me kryetarin Haziri është vlerësuar tejet produktiv nga ana e Parlamentit Studentor, të cilët e falënderuan për mbështetjen ndaj tyre, duke ua bërsë më të lehtë studimet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.