Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur i lumtur për grantin e fituar nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro, për performancën e vitit 2019, për të cilin grant thotë se erdhi si rezultat i qeverisjes së mirë me Gjilanit.
“Jam shumë i lumtur që qeverisja e mirë po shpërblehet nga vendorët e ndërkombëtarët. 745 mijë euro është granti që është shpërblyer Gjilani për performancën e mirë të vitit 2019”, ka thënë Haziri.
Madje ai ka numëruar se ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.
“Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare”, ka thënë i pari i komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/