DYLON

Haziri: Jam krenar me punën e madhe që kemin bërë për ruajtjen e shëndetit publik

Haziri: Jam krenar me punën e madhe që kemin bërë për ruajtjen e shëndetit publik
Avatar photo Redaksia

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e fundit në këtë cilësi me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komitetit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit publik.

EkoHigjiena

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur brenda afro dy vite të përballjes me pandeminë COVID-19. Sot, fatmirësisht kemi vetëm 2 raste aktive me këtë virus, derisa kemi numër të madh të të vaksinuarve. Apeli im në këtë cilësi është që gjilanasit duhet të përgatiten për marrjen e vaksinës së tretë, sipas udhëzimeve të IKSHPK. Mirënjohje dhe falënderim për mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë në mjekimin e mijëra pacientëve të prekur me COVID-19”, ka thënë  Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 27819 mostra, 9870 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 201 persona e kanë humbur betejën, 2 raste janë aktive, 88009 qytetarë deri tani janë vaksinuar, në hospitalizim me COVID pozitiv nuk është asnjë pacient, ndërkaq nuk ka mostra në pritje për rezultat./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.