DYLON

Haziri: Jam i lumtur që gjilanasve po iu hiqet lloçi dhe vadat

Haziri: Jam i lumtur që gjilanasve po iu hiqet lloçi dhe vadat
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, në shumë fusha, e në veçanti për përfundimin e këtij projekti kapital, duke shtuar se është i lumtur që gjilanasve po iu hiqet lloçi dhe vadat.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri dhe Matoshi janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.