DYLON

Haziri: Investimet e Komunës në “Balec”, po e bëjnë atraktive këtë lagje

Haziri: Investimet e Komunës në “Balec”, po e bëjnë atraktive këtë lagje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në “Balec”, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve pas realizimit të projekteve atje.

“Këto janë investime në pako për lagjen e Balecit apo qytetit të vjetër në infrastrukturë. Kemi bërë ndërrimin e të gjithë gypave të ujësjellësit sipas standardeve dhe janë heq ata të asbestit. Është bërë rindërtimi i komplet rrjetit të ndriçimit dhe tash përfundon edhe me asfaltimin e rrugëve. I falënderoj banorët e kësaj lagjeje për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre programeve”, tha Haziri.

Haziri ka siguruar se projektet në vazhdimësi do ta kthejnë dinjitetin e qytetarëve të vjetër, si lagje e cila do të jetë më atraktive se që ka qenë deri tash.

EkoHigjiena

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në integrimin e punimeve sepse lumi Mirusha, stadiumi i qytetit, kampusi i shkollave të mesme, lagjja “Dardania” dhe qendra e qytetit janë projekte të integruara mes veti. Kur të përfundojnë, do të shihen se sa funksionale dhe të domosdoshme kanë qenë këto inveëstime”, ka përfunduar kreu i Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.