DYLON

Haziri: Institucionet shtetrore në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla

Haziri: Institucionet shtetrore në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla
Avatar photo Redaksia

Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt dhe në analizimin e gjendjes së përgjithshme, ka bërë të ditur se janë kthyer rezultatet e testimit të mësimdhënësve dhe nga të gjitha testimet e bëra, vetëm 4 raste janë konfirmuar pozitive të cilët janë duke u trajtuar nga mjekët.

Në fjalën e tij, në konferencën me gazetar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetrore që me punën e tyre janë të vendosur për të garantuar procesin mësimor në shkolla, ndërsa gjendja me virusin Covid-19 në Gjilan, është e qetë dhe vazhdimisht në rënie.

“Gjindja është e qetë dhe nën kontrollë të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore. Deri tani nga rezultatet e pranuara kemi 4 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit shëndetësor dhe në bazë të planifikimit të MASHT-it. Në gjendjen e përgjithshme, Gjilani vazhdon ti ketë 119 raste aktive me Covid-19, nga gjithsej 936 raste pozitive sa kishim që nga 13 marsi e deri më sot. 776 pacient janë shëruar plotësisht dhe për fat të keq 41 pacient kanë humbur betejën me virusin Covid-19. Mostra në pritje janë gjithsej 33, ndërsa të hospitalizuar i kemi 24 pacient, të cilët janë nën monitorimin e vazhdueshëm”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Apeli i përbashkët është për kujdes maksimal dhe parandalim të virusit, duke përdorur masat mbrojtëse, e deri te vetizolimi nëse paraqiten simptomat, sepse vetëm në këtë formë mund të garantohet shëndeti publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.