DYLON

Haziri inspekton punimet në ndërtim të rrugës që lidh Gjilanin me Ranillugun

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu me bashkëpunëtor të tjerë, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e rrugës, që lidhë Gjilanin me Ranillugun, respektivisht Kamenicën përmes fshatit Përlepnicë.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se kjo rrugë e cila investohet nga buxheti i Komunës Gjilani, shkurton rrugën për në Kamenicë për më shumë se 11 kilometra dhe është një arterie e mirë edhe për bashkatdhetarët gjatë të ardhmes.

EkoHigjiena

“Jemi në inspektim të punimeve në rrugën që lidhë Gjilanin me Ranillugun, respektivisht Kamenicën përmes fshatit Përlepnicë. Kjo është rruga e parë ndër – regjionale. Financimi i këtij projekti bëhet 100 % nga buxheti i Komunës së Gjilanit dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke shkurtuar rrugën për Kamenicë për 11 km. Gjithashtu shumë më e përshtatshme do të jetë kjo edhe për të marrë më shpejt pikën kufitare në Dheun e Bardhë. E shkarkon rrugën përmes fshatit Dobërqan dhe do të jetë një damar edhe për bashkatdhetarët, duke bërë shkurtimin e rrugës për në vendlindje. Në të njëjtën kohë po përcjellim edhe dinamikën e rrugëve që është duke u bërë në fshatin Shillovë dhe rrugë të tjera në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri ndër të tjerash.

Ai ka thënë se lloti i parë i hyrjes së madhe prej Gjilanit deri tek Fabrika e Baterive, do të investohet poashtu 100% nga Komuna e Gjilanit, ndërsa nga aty deri tek “Bunari i Përlepnicës” që është lloti i dytë, është në planet e Ministrisë së Infrastrukturës, për vitin e ardhshëm buxhetor.

Ndryshe, rruga që lidh dy komunat Gjilanin me Ranillugun është 2.2 km dhe ka një kosto buxhetore mbi 240 mijë euro, ndërsa afati për kryerjen e punimeve është 60 ditë, por operatori ekonomik është zotuar se puna do të përfundohet para kësaj kohe. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.