DYLON

Haziri impresionohet me rendimentet rekorde të mollës tek “Moea”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka marrë pjesë sot në vjeljen e mollës tek kompania “Moea” në Kravaricë, e cila ka të mbjellura 30 hektarë, ku është pritur nga pronari Armend Malazogu.

Së bashku me pronarin Malazogu, kreu i Gjilanit ka vizituar edhe fabrikën për përpunimin e lëngjeve “Frutomania”, e cila është duke punuar me kapacitet të plotë deri 30 tonë në ditë, ndërkaq vjelje është duke bërë rreth 60 tonë në ditë.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri është ndarë shumë i kënaqur, e i impresionuar me punën dhe rendimentet rekorde të mollës, sikurse edhe me cilësinë e prodhimit të lëngjeve vendore.

“Ajo që pamë sot këtu, është vërtetë impresionuese. “Moea” e “Frutomania” janë storie e suksesit të prodhimit vendor dhe krenaria e Gjilanit, edhe sa i përket sasisë, por edhe cilësisë. E përgëzova menaxhmentin për angazhimin e madh, ndërkaq ia shfaqa zotimin e Komunës së Gjilanit në mbështetjen në aspektin e infrastrukturës, në mënyrë që të operojnë suksesshëm në këtë veprimtari. Këtu shumë familje gjilanase e sugurojnë bukën e gojës dhe kjo është vërtetë mbreslënëse”, ka thënë Haziri.

Nga ana tij, pronari i kompanisë “Moea”, në kuadër të së cilës operon edhe “Frutomania”, Armend Malazogu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të Komunës së Gjilanit në regullimin e infrastrukturës.

Ai ka informuar së në këto kompani janë të punësuar 70 punëtorë të rregullt, ndërsa ky numër dyfishohet gjatë sezonës.

Ditët në vazhdim, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorët do të vizitoj të gjithë agropërpunuesit që operojnë në Gjilan. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.