DYLON

Haziri: Ibrahim Rugova si lideri më i madh i shqiptarëve shkaktoi procese e realizoi ëndrra

Haziri: Ibrahim Rugova si lideri më i madh i shqiptarëve shkaktoi procese e realizoi ëndrra
Avatar photo Redaksia

“Përkundër që Komuna e Gjilanit i privoi qytetarët që ta nderojnë figurën e Presidentit Rugova duke e hequr nga kalendari i “Flakës së Janarit” Akademinë Përkujtimore, në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim, sot bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët, bëmë homazhe te varri i tij, vizituam familjen Rugova, promovuam librin “Rugova prijësi intelektual”, ndërkaq do të mbahet edhe koncert homazh nga maestro Zhani Ciko, në Viti”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Ai tha se Ibrahim Rugova, si lideri më i madh i shqiptarëve, shkaktoi procese e realizoi ëndrra.

EkoHigjiena

“Pasuria më e madhe që ia la këtij vendi është Republika dhe Lidhja Demokratike e e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.